
Sot në tregun mediatik shqiptar hyri një televizion i ri. Ky është A2 News, partneri ekskluziv i CNN në Shqipëri. A2 News është një televizion informativ 24 orësh, frymëzuar dhe në bashkëpunim me gjigantin botëror mediatik CNN.
Me një kualitet dhe standard global, A2 do të bëhet pjesë e përditshmërisë tuaj informative. Profesionistë me një eksperiencë të gjatë në mediat shqiptare janë bërë pjesë e stafit të televizionit A2.
Fjala e fundit e teknologjisë do të mundësojë një cilësi të lartë transmetimi në çdo vend të Shqipërisë. Të shpejtë, të saktë dhe të paanshëm: që nga ky moment A2 News nis rrugëtimin.
Nga sot ju mund të na gjeni edhe në faqen tonë të internetit. A2news.com, por edhe në Facebook, Instagram dhe YouTube për lajmet dhe informacionet më të fundit. (A2 Televizion)