
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të kamerave në ambientet e Pallatit të Sportit, që shërben si KZAZ.
Ademi shtoi se “pamjet janë tashmë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe grupit hetimor dhe zbardhja e ngjarjes së rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve, është e thjeshtë”.
Sot persona të paidentifikuar kanë shqyer me forcë derën e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, duke dëmtuar qepenin e portës hyrëse të pallatit të sportit shkodran. (A2 Televizion)