
Ndëshkimet e UEFA-s për klubet që i janë bashkuar Superligës Europiane mund të nisin prej sezonit aktual.
Aleksander Ceferin, numri një i UEFA-s ka bërë me dije se çdo skuadër që ka konfirmuar pjesëmarrjen në projektin e ri, do të përjashtohen nga Champions dhe Europa League dhe diçka e tillë mund të ndodhë edhe për klubet që janë aktualisht në garë.
Manchester City, Real Madrid, Chelsea që gjenden në gjysmëfinalet e Champions League dhe Manchester United e Arsenal që luajnë në të njëjtën fazë por në Europa League rrezikojnë eliminimin pa luajtur.
Një vendim do të merret këtë premte me komitetin ekzekutiv të UEFA-s që do të mblidhet, për të dalë në një përfundim. (A2 Televizion)