
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e së hënës në Fier, ku për pasojë kanë humbur jetën një burrë dhe një grua, ende të paidentifikuar.
Sipas të dhënave paraprake, makina tip "Toyota" ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës në vendin e quajtur "Kthesa e Qarrit"
Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.
Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet. (A2 Televizion)