Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë në Fier

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 22:46 | Kronikë
Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë në Fier

Një efektiv i policisë i komisariatit të Peqinit ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në spitalin e Fierit.

Policia e Fierit ka bërë të ditur se i plagosur ka mbetur punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa punonjësi i policisë, paraprakisht, ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos