Qëllohet me armë në drejtim të një lokali në Lezhë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 08:30 | Kronikë
Qëllohet me armë në drejtim të një lokali në

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në drejtim të një lokali në Lezhë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale Gj.P..

Nga të dhënat e para nuk ka persona të lënduar, ndërsa është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, si dhe janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos