Shpërthimi i tritolit trondit Shkodrën

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 20:53 | Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së shtunës.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në një mjet në pronësi të Nazmi Bandullës që në ato momente ishte i parkuar në oborrin e banesës së tij në lagjen “Partizani”.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos