Plagosje me armë zjarri në Maqellarë, të paqarta rrethanat

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 18:58 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Maqellarë, të paqarta rrethanat

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së premtes në Maqellarë,  në vendin e quajtur "Kthesa e Majtarës".

51-vjeçari F.Z. ka marrë një plumb në këmbë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen e plagosjen dhe gjetjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos