Italiani që vrau shqiptarin, nuk i paguan 125 mijë euro familjes

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 14:32 | Kronikë
Italiani që vrau shqiptarin, nuk i paguan 125 mijë euro familjes

Një shtetas italian, i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për vrasjen e një shqiptari që gjeti brenda shtëpisë së vëllait të tij, në dhjetorin e vitit 2013, ka refuzuar t’i paguajë familjes së të ndjerit shumën prej 125 mijë eurosh.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit në Breshia kishte urdhëruar mekanikun 35-vjeçar të paguante këtë shumë, pas kërkesës së familjarëve të 26-vjeçarit Eduard Ndoj.

Tashmë mbetet Gjykata e Kasacionit, e cila do të japë vendimin përfundimtar në 9 tetor, si për shumën prej 125 eurosh dëmshpërblim ashtu edhe për dënimin e Mirco Franzonit, personit që qëlloi me pushkë Ndojn, 6 vite më parë, kur e pa brenda banesës së vëllait. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos