Mjeti del nga rruga në Levan-Tepelenë, plagosen 3 të rinj

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 09:56 | Kronikë
Mjeti del nga rruga në Levan-Tepelenë, plagosen 3 të rinj

3 të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Çorrushit".

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz.

Personat e dëmtuar në aksident janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të aksidentuar dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos