Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot, 4 viktima nga përplasja e dy automjeteve

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 08:43 | Kronikë
Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot, 4 viktima nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot. Policia njofton se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë humbur jetën të dy drejtuesit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në njërin nga automjetet.

“Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Artan Alushi 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Shkumbin Brati 20 vjeç dhe Almenia Karaj 16 vjeç, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi”, njofton Policia.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur edhe një pasagjere 34-vjeçare me iniciale R. H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos