
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e djeshme në Maqedoninë e Veriut, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe përfundoi në ujërat e lumit Lepenc, duke iu marrë jetën 3 personave.
Ngjarja është regjistruar shumë pranë pikës të kalimit kufitar në Bllacë, teksa viktimat i përkasin një familje nga Kosova.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e aksidentit në makinë udhëtonin 4 persona, 1 prej tyre arriti të dalë teksa 3 të tjerët nuk ia dolën.
Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë të kërkojnë me palombarë për gjetjen e trupave të viktimave, operacion të cilin e vështirëson dhe rrjedha e lumit.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia dyshon për një parakalim të gabuar dhe praninë e lagështisë në rrugë.
Lajmin për humbjen e 3 anëtarëve të familjes Pacolli e konfirmon dhe kreu i AKR, Behgjet Pacolli me një postim në rrjetet sociale, ku iu shpreh ngushëllimet familjarëve. (A2 Televizion)