Nëntetarja humbi jetën në misionin e parë të saj në NATO

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 15:59 | Kronikë
Nëntetarja humbi jetën në misionin e parë të saj

Misioni i parë rezultoi edhe me fatali për nëntetaren 32-vjeçare Zarife Hasanaj, e cila dha edhe urimin në emër të ushtarakëve të tjerë shqiptarë në Letoni me rastin e 10-vjetorit të futjes së vendit tonë në NATO.

Pas shumë detyrave të realizuara me sukses, detyra më e fundit mëngjesin e kësaj të hëne do të ishte e fundit për nëntetaren shqiptare, e cila nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi.

Aftësitë e saj dhe të grupit të ushtarakëve shqiptarë ku ajo bënte pjesë në demontimin e lëndëve plasëse, ishin të atilla sa që u ishin besuar misione në kuadër të NATO-s. Por si kudo, edhe në ushtri, aksidentet ndodhin. Autoritetet letoneze por edhe ato të NATO-s, kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti fatkeq për efektivët shqiptarë të Forcave të Armatosura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos