Shpërthejnë municionet në bazën e NATO-s në Letoni, humb jetën xhenierja shqiptare

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 10:50 | Kronikë

Një efektive e forcave të armatosura shqiptare të stacionuar në Letoni ka humbur jetën pas shpërthimit të municioneve luftarake brenda bazës së NATO-s. Sipas shefi të shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bardhyl Kollçaku, në orën 9:10, (ora 10:10 me orën lokale letoneze), nën tetare Zarife Muharrem Hasanaj ka mbetur e vrarë nga shpërthimi i një mine duke kryer detyra ushtarake në bazën e NATO-s.

Zarife Hasanaj, 32 vjeç,

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dy efektivë të tjerë, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në bazën e NATO-s në Letoni.

“Jemi në kontakt me autoritetet letoneze dhe të Aleancës. Dua të siguroj familjarët e efektivëve të tjerë që të gjithë janë jashtë rrezikut dhe nuk ka nevojë për panik”, tha Kollçaku.

Efektivët, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/05/06/humb-jeten-efektivja-shqiptare-ne-bazen-e-nato-s-reagojne-rama-dhe-meta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos