Aksident me një të vdekur në Prrenjas

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 08:41 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në Prrenjas

Një automjet ka dalë nga rruga në fshatin Dritaj, Prrenjas, e për pasojë drejtuesi i makinës ka ndërruar jetë.

Policia bën të ditur se shtetasi Irakli Dhembo, 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

34-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos