I kërkuari për vrasje në SHBA arrestohet në Shkodër

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 19:03 | Kronikë
I kërkuari për vrasje në SHBA arrestohet në Shkodër

Një person i kërkuar për vrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arrestuar nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana.

Pas një pune disajavore u bë e mundur arrestimi në Shkodër i 50-vjeçarit Arben Bregu, të cilin Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos