
Policia e Durrësit bën me dije se pasditen e së martës është gjetur trupi i pajetë i një personi në breg të detit në vendin e quajtur sektori “Rinia”.
Pas verifikimeve rezultoi se viktima është 37-vjeçari A.B. banor i zonës. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të mbytjes së të riut. (A2 Televizion)