Aksident me një të vdekur në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 12:38 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në Tiranë

Një grua 67-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet paraditen e së martës në Tiranë.

Policia bën të ditur se rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar këmbësoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi është transportuar për në spital, fillimisht në gjendje të qëndrueshme, ka ndërruar jetë më vonë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos