
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë.
Policia njofton se rreth orës 19:15, në Qerek të Krujës, një mjet me drejtuese shtetasen me iniciale M. T., 31 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)