Aksident në bypassin e Fierit, ndërron jetë 19-vjeçarja nga Tirana

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 00:28 | Kronikë
Aksident në bypassin e Fierit, ndërron jetë 19-vjeçarja

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypassin e Fierit, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 19 vjecare nga kryeqyteti.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.35, në afërsi të fshatit Pojan, ku një automjet i tipit Benz për shkaqe ende për t’ u përcaktuar ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesja e mjetit, 19-vjeçarja me inicialet XH. M. ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë që pasagjeri 21- vjeçar me inicialet S.Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos