GJKKO rrëzon kërkesën e Jaeld Çelës për lirimin nga burgu

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 22:08 | Kronikë
GJKKO rrëzon kërkesën e Jaeld Çelës për lirimin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jaeld Çelës për lirimin nga burgu.

Ish-zëvendësdrejtor i Policisë se Vlorës kërkonte të lirohej nga qelia, me pretendimin se ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Apelit.

Çela është duke vuajtur një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës” dhënë nga Shkalla e Parë për Krimet e Rënda, në të njëjtin proces ku akuzohej edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-kryepolici i Vlorës u dënua në mungesë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, pasi qëndroi në arrati gjatë hetimit dhe gjykimit. Ai u vetëdorëzua më 16 maj të këtij viti, më shumë se 2 vjet e 6 muaj nga prerja e fletarrestit për të. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/03/gjykata-e-larte-zbardh-vendimin-pse-mbeti-ne-qeli-jaeld-cela/

A2 CNN Livestream

Latest Videos