
Një ngjarje fatale ka ndodhur sonte në Fier, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik ka ndërruar jetë një 52-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Metaj, ndërkohë që drejtuesi i automjetit tip Benz që aksidentoi 52-vjeçarin B.Z është identifikuar si 36-vjeçari E.K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)