Kuçovë, dërgohet në spital një i plagosur me armë zjarri

Nga A2 CNN
13 Gusht 2022, 21:27 | Kronikë
Kuçovë, dërgohet në spital një i plagosur me

Një 45-vjeçar është transportuar sot në mbrëmje në spitalin e Beratit, pasi dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Personi në fjalë, shtetasi me inicialet A.B., është banues i lagjes 1 maji në Kuçovë dhe është transportuar nga aty në spital nga kalimtarë të rastit. Ai tashmë është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që forcat e rendit po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sipas burimeve, Bejo së bashku me vëllanë Ilija janë përfshirë në një tentativë vrasje në vitin 2007. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos