Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan.
Makina tip “Benz” ka dalë nga rruga për shkak të dëborës dhe ngricës dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta. (A2 Televizion)