Aksident në Shijak, makina përplas invalidin

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 10:50 | Kronikë
Aksident në Shijak, makina përplas invalidin

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Maminas të Shijakut, ku shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një motomjet për invalidë që drejtohej nga shtetasi M. V.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur shtetasi M.V. i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kontrollin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi G. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për të zbardhur dinamikën e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos