Aksident në Tiranë, makina përfundon në Lanë, përplas një këmbësor

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 19:26 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re, në bulevardin “Bajram Curri”.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anë të Lanës.

Drejtuesi i automjetit tip BMW, shtetasi me iniciale M. H., ka humbur kontrollin, ndërsa ka përplasur edhe një këmbësor, shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/25/aksidenti-tragjik-ne-vlore-konfirmohen-dy-te-mitur-mes-viktimave/
https://a2news.com/2021/06/25/edukimi-te-nise-ne-shkolla-aksidentet-nga-shpejtesia-kombinuar-me-droge-dhe-alkool/

A2 CNN Livestream

Latest Videos