
Një person, i cili ishte duke udhëtuar me motor, është përplasur nga një autoveturë në Vlorë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” të Vlorë. Personi i plagosur është dërguar në spital me urgjencë nga drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. (A2 Televizion)