
Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Bujar Lezen, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi Behari Sofian në shkurt të këtij viti.
Leza, i cili ishte në paraburgim për llogari të një çështjeje tjetër është përlotur në seancë. Ai ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.
Ndërkohë, SPAK ka dyshime se Leza është personi që ka siguruar armën me të cilën u vra Sofia, si edhe ka vjedhur biçikletën me të cilën u largua autori. (A2 Televizion)