Aksident i frikshëm në Berat, makina bie në humnerë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 10:47 | Kronikë
Aksident i frikshëm në Berat, makina bie në humnerë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin Berat-Sinjë, ku një makinë doli nga rruga dhe ra në humnerë.

Aksidenti ndodhi në fshatin Mbreshtan, kur mjeti i drejtuar nga shtetasi S.T. doli nga rruga dhe ra nga një lartësi shumë e madhe.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por dyshohet se shkak mund të ketë qenë dhe lagështia në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos