Mashtrimi me investimet në bursë, burg për izraelitin dhe ekspertin e IT, lirohen operatorët

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 15:15 | Kronikë
Mashtrimi me investimet në bursë, burg për izraelitin dhe

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për izraelitin Refael Genish dhe ekspertin e IT, Eljon Firani, të cilët akuzohen për “mashtrim kompjuterik” me call center për investime në bursë.

Për 15 operatorë, senior dhe junior, u caktua masa e “arrestit në shtëpi”, ndërsa për 16 të tjerë ajo e “detyrimit për paraqitje”.

Sipas prokurorisë, operatorët junior kontaktonin shtetasit e huaj dhe u prezantonin faqen ku duhet të investonin. Më pas, kur klienti bindej biseda vijonte me operatorët senior. Ky e bindte viktimën të investonte fillimisht 500 euro dhe fillimisht i jepte përqindjen e fitimit.

Pas disa investimesh dhe shtimit të gënjeshtërt të fitimit, kur klienti investonte një shumë të madhe llogaria e tij në platformë zhdukej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos