Ambasada e SHBA: Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 15:47 | Politikë
Ambasada e SHBA: Votimi i sotëm i Parlamentit çon

Pas votimit në Kuvend të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, ambasada amerikane në Shqipëri ka përgëzuar hapat e ndërmarrë për ngritjen e këtij institucioni.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, shkruhet në reagimin e shkurtër në Twitter.

Ndërkohë, reagoi edhe ambasada gjermane, e cila thekson rëndësinë që të gjithë aktorët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre. “Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/11/kuvendi-zgjedh-anetaret-e-gjykates-kushtetuese-be-mirepresim-vendimin/
https://a2news.com/2019/11/11/kuvendi-zgjedh-dy-anetare-te-gjykates-kushtetuese/
https://a2news.com/2019/11/11/urdherarresti-per-kajmakun-socialistet-lajne-duart-me-ish-kryebashkiakun-e-vores/
https://a2news.com/2019/11/11/kuvendi-votoi-dy-kandidate-te-kushtetueses-pd-pjese-e-pucit-te-rames-kunder-drejtesise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos