Xhafaj për Kushtetuesen: Urime anëtareve të reja, procesi i pa ndikuar

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 15:32 | Politikë
Xhafaj për Kushtetuesen: Urime anëtareve të reja, procesi i pa

Për emërimin e tre anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Arta Vorpsi, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

https://twitter.com/FatmirXhafaj/status/1193894660487483392

Duke uruar gjykatëset, dhe duke vënë në dukje se procesi i zgjedhjes së tyre ka qenë “ i pa ndikuar politikisht dhe tërësisht kushtetues”, Xhafaj shtoi përmes një postimi në rrjetet sociale se shpreson se ato “do të dinë të dëshmojnë objektivitet, paanshmëri dhe profesionalizëm në vendimmarrje, në shërbim të ligjit dhe interesit qytetar”.

https://a2news.com/2019/11/11/kuvendi-zgjedh-anetaret-e-gjykates-kushtetuese-be-mirepresim-vendimin/

Sipas ish-ministrit, ky shënon një hap tjetër pozitiv në çuarjen përpara të Reformës në drejtësi, edhe pse  “me vështirësi, me pengesa dhe goditje nga të gjitha anët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos