Kuvendi zgjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, BE: Mirëpresim vendimin

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 15:22 | Politikë
Kuvendi zgjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, BE:

Pas votimit në Kuvend të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, Bashkimi Europian ka përgëzuar hapat e ndërmarrë për ngritjen e këtij institucioni.

“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian”, shkruhet në një reagim të BE në Twitter.

https://a2news.com/2019/11/11/ambasada-e-shba-votimi-i-sotem-i-parlamentit-con-shqiperine-perpara-ne-ringritjen-e-gjykates-kushtetuese/
https://a2news.com/2019/11/11/kuvendi-zgjedh-dy-anetare-te-gjykates-kushtetuese/
https://a2news.com/2019/11/11/kuvendi-votoi-dy-kandidate-te-kushtetueses-pd-pjese-e-pucit-te-rames-kunder-drejtesise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos