“Mbi 90% e shërbimeve online”, Rama: Në 2020 heqim letrat për aplikimet në sportele

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 12:31 | Politikë
“Mbi 90% e shërbimeve online”, Rama: Në 2020 heqim letrat

Në takimin javor të bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, aplikimi i qytetarëve për më shumë se 90% të shërbimeve të ofruara nga shteti, do të kryhet “online”.

Qytetari, tha Rama, do të paraqesë vetëm dokumentacionin që lidhet me jetën e tij private, ndërsa shteti do të gjejë vetë atë pjesë të dokumentacionit që ndodhet në zyrat e tjera të institucioneve shtetërore.

“Ka ardhur koha që të bëjmë një hap të madh përpara dhe të kalojmë, duke nisur nga viti i ardhshëm, në heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumentave për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%. Kjo do të jetë një përmbysje e madhe sepse shumë shërbime nuk do të jepen më duke kërkuar që qytetari të vijë në sportel”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos