Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 10:56 | Politikë
Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përplasjeve që ndodhën mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, ku banorët dhe policia u konfliktuan pas nisjes së prishjes së banesave nga ana e IKMT.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme. Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Meta në Facebook. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/12/ikmt-nis-shembjen-e-banesave-te-unaza-e-re-banoret-perplasen-me-policine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos