Andoni: SHBA merret me çështje madhore të ekzistencës së kontinentit, Nurellari: Për Kosovën mbështetja ndërkombëtare është mbijetesë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 22:42 | Kosova
Andoni: SHBA merret me çështje madhore të ekzistencës

“Energjia e SHBA në këtë moment po shkon për çështje madhore që kanë të bëjnë me ekzistencën e kontinentit tonë, se Kosova është shumë e vogël për kontinentin tonë”. Kështu u shpreh analisti Ben Andoni në studion e “Absolut 4”. Sipas tij autoritete e Kosovës duhet të lexojnë këtë mundësi që u paraqitet nga SHBA.

“Është shumë herët që t’i kërkosh Serbisë menjëherë njohje reciproke dhe këtë kosovarët e dinë shumë mirë paçka se po i përgjigjen Kurtit me të njëjtat mënyra sesi ai ka përdorur. Problemi me i madh i Kurtit është leximi i vërtetë i çështjeve që kanë kaluar për të fituar kohë dhe për të fituar një lloj besimi. Ne shqiptarët kemi probleme të mëdha për të pagjeturit. Dhe ky është momenti që Kurti të jetë më i qartë dhe më ndërmjetës se në negociata duhet të lëshosh diçka; që po urdhëroni në Kosovë, por edhe ne duam hartat në Serbi. Se kjo shuan emocionin. Kurti duhet t’i lexojë këto gjëra. Rusët kërcënonin Ukrainën e Kievin. Është koha për të lexuar kohën, ku autoriteteve të Kosovës po i paraqitet mundësia nga SHBA. Është fat i madh që përkojmë në shumë gjëra me ata dhe janë pragmatistë shumë të mirë”.

Në të njëjtën linjë edhe politologu Adri Nurellari, i cili shprehet se për Kosovën mbështetja ndërkombëtare është çështje mbijetese, kurse Serbia sipas tij nuk e ka ngutin e Kosovës. Nurellari thekson se Kurti nuk mund të tregohet shpërfillës ndaj marrëveshjeve të arritura nga ndërkombëtarët deri më tani.

“Ajo që më bën përshtypje është glorifikimi i Kurtit në Tiranë e Kosovë. Nuk jam entuziast dhe optimist. Dialogu duhet të vazhdojë që të mos shembet. Mungesa e dialogut është luftë konflitk ose status quo. Cili shtet dëmtohet më shumë nga status quo. Serbia e ka kusht thelbësor njohjen e Kosovës. Serbia ka hapur negociata në 18 dhe ka përmbushur 3 kapituj dhe është rrugë e gjatë, Serbia nuk e ka ngutin e Kosovës, kurse për Kosovën kemi mosliberalizimin e vizave, hyrjen në NATO dhe OKB, që është përmbushja finale e një shteti dhe padyshim shmangia e damkës së konfliktit të ngrirë. Është lidhje mes konfliktit të ngrirë dhe ekonomisë. Mbështetja e ndërkombëtarëve është vendimtare kurse për Serbinë nuk është vendimtare. Për Kosovën është çështje mbijetese. A e ka luksin që Kosova të vonohet? Nuk e ka. Boll ka humbur kohë me bllokime e agresivitet. Kosova nuk mund të shihet si shpërfillëse e kontributit të tyre të deritanishëm. Kurti tregohet shpërfillës ndaj marrëveshjeve të arritura nga ndërkombëtarët deri më tani. Kosova është më e brishtë nga ai presion dhe është e kotë që të jesh shpërfillës dhe të riparohet ky raport dhe të përmirësohet imazhi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos