
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve shtyu për nesër shqyrtimin e ankesave për qarkun Gjirokastër.
Shkak u bë kërkesa e Partisë Socialiste dhe dy anëtarëve të KAS, Koli Bele dhe Elvin Lako, të cilët kërkuan sqarime nga nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelingu lidhur me raportin e kryqëzuar të pajisjes së identifikimit elektronik.
Lealba Pelingu nuk u paraqit në mbledhje duke njoftuar KAS se do ta informojë me shkrim.
Për këtë, KAS vendosi të shtyjë mbledhjen duke kaluar në shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun Vlorë nga PD dhe LSI, të cilat kanë kërkuar pavlefshmëri në këtë zonë zgjedhore. (A2 Televizion)