
Sa i takon zërave për dorëhqjen e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Çlirim Gjata shprehet se është e pamundur të veprohet mbi bazën e standardit të moralit perëndimor, kur standardet këtu janë ndryshe.
“Kjo nuk ndodh shumë në Itali nuk ndodh, ke plot raste për të marrë. Nëse do veprojmë mbi moralin politik perëndimor edhe situata duhet të jetë e tillë, jo kur hyn dhunshëm dhe ti ke vetëm fjalën dhe ty të kërkohet faji. Është e pamundur ta pranosh këtë, duhet të shohim standardet se ku ndodh. Në zgjedhjet e mëparshme ne kemi thënë që pse nuk keni folur më parë. Edhe këtë herë ne i kemi rënë kambanës. Kemi bërë kallëzime penale dhe në SPAK. I kemi rënë kësaj kambane se kishim të gjitha shenjat se çdo ndodhte. Krimineli nuk shkon vetë çon djalin dhe dhëndrin deputet pa i njohur njeri marrin votat”.
Por për analistin Lutfi Dervishi dorëheqja është akt personal dhe problemet në zgjedhje janë përdorur si shkak për të mos marrë përgjegjësitë. Sipas tij 25 prilli është kostoja që PD po paguan për vendimin e dy viteve më parë kur doli jashtë sistemit
“Dorëheqja është akt personal, ka të bëjë dhe me një historik, është çështje e brendshme e personit e strukturave. Problemet në zgjedhje janë përdorur si shkak për të mos marrë përgjegjësitë, për të mos ndjekur historinë e dorëheqjeve. Basha është pyetur dhjetëra herë për fjalimet e 25 prillit dhe gjithnjë është shmangur se ishte përgatitur të fitonte. Ky është moment i vështirë pasi ka pësuar disfatë për të disatën herë. 25 prilli është kësti i fundit që PD paguan për atë vendim të çartur të dy viteve më parë. Djegia e mandateve ishte një kalkulim i gabuar. Ka më shumë arsye tani për rrugë radikale se në 2019, por PD i ka ezauruar”. (A2 Televizion)