Kalemaj: Partitë kanë dështuar në testin e demokracisë së brendshme

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 21:54 | Politikë
Kalemaj: Partitë kanë dështuar në testin e demokracisë

Analisti Ilir Kalemaj u shpreh në studion e “Absolut 4” në A2 se partitë tona politike kanë dështuar “në testin e demokracisë së brendshme”.

“Ne kemi dështuar sërish testin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por, edhe partitë kanë dështuar në testin e demokracisë së brendshme, kanë dështuar në riprodhimin e elitave, kanë dështuar në prodhimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe në transparencën financiare”, tha Kalemaj.

Por, sipas Çlirim Gjatës, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, qarkullimi i elitës nuk është “largohu njëri dhe eja tjetri”, por është një filozofi.

“Qarkullimi i elitës nuk është “largohu njëri dhe eja tjetri”, por është filozofi, platformë dhe programe. Programi që kemi paraqitur ne nuk është rrëzuar, përkundrazi, ka marrë forcë dhe votë. Koncepti i qarkullimit të elitave është shumë i mirë, por kërkon momentin e tij politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos