Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 16:09 | Politikë
Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave në postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Në fillim të tetorit, Veliu dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë, duke i dërguar një letër kryeministrit Rama se po e merrte këtë vendim për të kaluar më shumë kohë me familjen.

Në vend të Veliut, në postin e rëndësishëm u emërua Gledis Nano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos