Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 15:24 | Showbiz

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre, shkruan A2 CNN. Çifti, që ka një vajzë së bashku, ka konfirmuar se nuk janë më bashkë, pas shumë spekulimesh për gjendjen e marrëdhënies së tyre.

Sipas revistës US Weekly, e cila ishte e para që raportoi lajmin zyrtarisht, përfaqësuesit e Bloom dhe Perry lëshuan një deklaratë ku thuhej: “Orlando dhe Katy kanë ndryshuar gradualisht marrëdhënien e tyre gjatë muajve të fundit për t’u fokusuar te prindërimi i përbashkët. Ata do të vazhdojnë të shfaqen së bashku si një familje, pasi prioriteti i përbashkët është dhe gjithmonë do të jetë rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë”.

Lajmi erdhi një javë pasi u raportua gjerësisht se Katy Perry, e cila aktualisht është në turne në Australi, nuk kishte marrë pjesë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, ndonëse Bloom ishte i ftuar. Kjo rriti spekulimet se dyshja e famshme, që kishin qenë të lidhur prej nëntë vitesh, mund të ishin ndarë.

Të enjten, Bloom publikoi një seri citimesh enigmatike nga psikologu dhe psikiatri zviceran Carl Jung në Instagram. Shumë prej tyre përmendnin dashurinë, pushtetin, vetminë dhe varësinë. Njëra prej tyre thoshte: “Vetmia nuk vjen nga mungesa e njerëzve përreth, por nga pamundësia për të komunikuar gjërat që duken të rëndësishme për vetveten”.

Bloom dhe Perry nisën lidhjen në vitin 2016. Në vitin 2020, ata u bënë prindër të vajzës së tyre, Daisy Dove. Në një intervistë me Trevor Noah vitin e kaluar, Bloom u shpreh se nuk do ta ndryshonte lidhjen me Perry për asgjë. “Nuk do ta ndryshoja për asgjë, edhe kur ndonjëherë duket sikur: ‘Si ia dalim?’ Sepse kemi këto dy karriera dhe jetë gjigante, dhe e saja është si një univers më vete”, deklaronte aktori i “Pirates of the Caribbean”. “Por mendoj se gjithmonë rikthehem tek ajo, përpiqem t’i kap dorën dhe ta çoj sërish në plazh, duke i thënë: do të ndërtojmë një kështjellë me rërë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos