Arrestimi i Lefter Kokës, Gjoni: Kemi pasur precedentë ku drejtësia nuk ka shkuar deri në fund

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 22:43 | Politikë
Arrestimi i Lefter Kokës, Gjoni: Kemi pasur precedentë ku

Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit, e ftuar në studion e “Absolut 4” me Blendi Salaj, në A2 CNN, shprehu skepticizmin e saj mbi aferën e incineratorëve dhe arrestimin e Lefter Kokës.

“Njerëzit nuk entuziazmohen më kur arrestohet një ish-ministër, pasi ka pasur precedentë të tjerë që drejtësia nuk ka shkuar deri në fund. Nuk më lë Fullani dhe Tahiri që të entuziazmohem”, tha Gjoni.

Por, Rudina Hajdari i vuri në dukje që duhet pranuar se arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit duhet konsideruar zhvillim pozitiv.

“A mund ta pranojmë që është zhvillim pozitiv, pasi zoti Koka ishte një nga njerëzit që është kamur nga lidhjet e tij politike? Goditja e tij ishte gjë shumë e madhe për drejtësinë”, tha Hajdari.

Por, sipas Gjonit, koha do ta tregojë nëse kjo goditje do të jetë e madhe apo jo.

“Çfarë do më bëjë mua që të besoj se kësaj radhe do të jetë ndryshe? Do ta shikojmë nëse kjo goditje do të jetë e madhe apo jo. Ndëshkimi më i madh që është bërë në Shqipëri ka qenë vetëm për njerëzit që nuk paguanin dritat”, tha Edlira Gjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos