
Një prove force”. Ky është gjykimi i analistit Lutfi Dervishi për Kuvendin e PD-së më 11 dhjetori, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij, “fjala kyçe është rithemelim, pra po presim ndryshim jo vetëm nga lart, por edhe në themel. Ajo qe u pa si ushtrim demokracie, me ato temperaturë edhe vështirësi, dhanë një mesazhe që tronditi palën tjetër. Këto janë të zhgënjyer dhe kërkojnë një ndryshim. Por mbetet për t’u parë sa do të mbetet kjo energji”.
Dervishi mendon se Basha ka rënë pre e vetë sistemit me të cilin është strukturuar partia që drejton.
“Dua të them që Partia Demokratike ka më shumë së 7 mijë delegatë. Ndërkohë që partia komuniste kineze, por me afro 90 milionë anëtarë, ka pak më shumë se 2 mijë. Vetë ky formatim në PD nuk e bën dot të mundur të ndash anëtarësinë sepse të dy palët mund të mbushin stadiumin”, thotë analisti për A2 CNN, duke shtuar se në vijim “ sprova do të jetë transparenca, besueshmëria, në Gjykatë do të provohen listat e delegatëve, prandaj them se beteja sapo ka filluar”. (A2 Televizion)