Krasniqi: 11 Dhjetori ishte ditë revolte, Basha do një parti pa histori

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 21:48 | Politikë
Krasniqi: 11 Dhjetori ishte ditë revolte, Basha do një parti pa

“11 dhjetori ishte ditë proteste e të pakënaqurve, dite proteste, një pjesë e madhe demokratësh kanë të paktën 8 vjet në opozitë dhe po i drejtohen 12 vjeçarit”, thotë në A2 CNN analisti Afrim Krasniqi.  

“Ka një ironi të madhe, sipas meje, takimi në stadium ishte pozitive për Shqipërinë. Ai grup njerëzish nuk erdhën me miting, kanë paguar me paratë e tyre, patën guximin të votonin kundër kryetarit, dhe pavarësisht se ishin pjesë e një skenari politik kishin dinjitetin e tyre dhe përbejnë një leksion. Ndërkohë, në vend që të prodhojë demokraci më të madhe, sot qe po flasim nuk ka më PD”.

Sipas tij, “nëse një i huaj do të dëshironte të kishte një deklaratë të asaj partie,  do të duhej të merrte dy intervista, të bëj dy telefonata. Grupi i 11 dhjetorit merr drejtim nga Facebook, por e njëjta gjë ndodh edhe me partine zyrtare. Nuk po shohim asnjë propozim të moderuar politik. PD-së i mungojnë gjërat jetësore për një parti. Kurajë për mendimin ndryshe, në radhë të parë”.

https://a2news.com/2021/12/16/basha-kopje-e-shemtuar-e-berishes-hajdari-zhgenjimi-i-demokrateve-nga-basha-u-mbajt-i-fshehte-se-ka-pasur-bekimin-e-berishes/

Krasniqi jep një shembull, që sipas tij tregon se  Partia Demokratike po shndërrohet në një parti pa histori. “PD në Kongresin e vitit 99  e shpalli anëtar të përjetshëm Azem Hajdarin. Sot në Kuvend një grup e shpalli serish, dhe pala tjetër tha jemi dakord, pa kujtuar se kjo gjë kishte ndodhur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos