Policia, kontroll masiv për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në Krujë

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 09:11 | Kronikë
Policia, kontroll masiv për parandalimin e kultivimit të bimëve

Policia e Krujës, ajo e Durrësit dhe FNSH nga Tirana kanë zhvilluar kontrolle masive për zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Krujës.

Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin. Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Po ashtu, policia bën të ditur se po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos