Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së premtes në zonën e Laçit ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas policisë së shtetit, pas një sherri mes dy personash është qëlluar me pistoletë në këmbë shtetasi Z.M. i cili është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës.
Autori i krimit është identifikuar nga policia, e cila vijon punën për kapjen e tij. (A2 Televizion)