
Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës dy zyrtarë të Bashkisë Kolonjë, si edhe kundërshtoi punonjësit e policisë së rendit.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ores Malushi, 40 vjeç, banues në Ersekë, i cili është i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit. Më parë, Malushi ka qenë ish-drejtor i ujësjellësit në Kolonjë.
Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni. Gjithashtu, 40-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat. (A2 Televizion)