Arrestohet 39-vjeçari maqedonas në Qafë-Thanë, do të ekstradohet drejt Brazilit

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 12:20 | Kronikë
Arrestohet 39-vjeçari maqedonas në Qafë-Thanë, do të

Një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar ne Qafë-Thanë dhe do të ekstradohet drejt Brazilit.  Shtetasi me iniciale F. V. nga fshati Veleshte i Strugës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotikëve.

Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Brazilit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos