Arrestohet drejtori i Burgut 313, Eduard Struga

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 15:30 | Kronikë
Arrestohet drejtori i Burgut 313, Eduard Struga

A2 ka mësuar se drejtori i Burgut 313, Eduard Struga është vënë në pranga këtë të premte. Sipas informacioneve paraprake, të konfirmuara edhe nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi të rëndon akuza e korrupsionit të zyrtarëve shtetërorë. Struga akuzohet se ka abuzuar me tenderët e ushqimit në burgje.

Ai u emërua në këtë detyrë në tetor të vitit të kaluar. Më parë, Struga ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit, në sektorin e narkotikëve, ndërsa ka një karrierë disavjeçare në organet ligjzbatuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos