Operacioni “Vol-Vo 4”, vihet në pranga një tjetër person

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 09:08 | Kronikë
Operacioni “Vol-Vo 4”, vihet në pranga një tjetër

Në sajë të operacionit Vol-Vo 4 është vënë në pranga një tjetër person, i cili ishte shpallur në kërkim.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar shtetasi Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos